Ku ndryshojnë monedhat kriptografike prej atyre dixhitale?
Rritja e bujshme e bitcoin vitin e kaluar ka shkaktuar debate të shumta nëpër internet, ndërsa në fund të 2017-ës ky debat filloi të artikulohej edhe në gjuhën e shumë ekspertëve, institucioneve, bankave e madje drejtuesve të autoriteteve të larta financiare në mbarë botën.
Auto & Tek
Ndërsa në fillim Bitcoin referohej në masë si një monedhës dixhitale, tashmë mban një epitet më specifik, monedhë kriptografike.
Dy prej armëve më të forta të monedhave kriptografike janë privatësia dhe siguria që sjell. Natyra e decentralizuar e monedhës ka lënë hapësira edhe për manipulime. Por ku ndryshon një monedhë dixhitale nga një monedhë kriptografike?
A ekzistojnë në të vërtetë diferenca mes tyre? Në këtë artikull do tu japim përgjigje disa pyetjeve të një fenomenit “bitcoin.”
Çfarë janë monedhat dixhitale?
Monedhat dixhitale janë para e përdorur në internet. Paraja dixhitale ekziston vetëm në formë dixhitale. Nuk ka një ekuivalent fizik në botën reale.
Por ka të gjitha karakteristikat e një paraje tradicionale. Ashtu si një para prej letre, ju mund ta fitoni, transferoni dhe këmbeni në monedha të tjera. Mund ta përdorni për të blerë produkte dhe shërbime si shërbime mobile dhe interneti, si dhe produkte ofruar nga dyqanet online. Monedhat dixhitale nuk kanë kufij gjeografikë dhe politikë. Transaksionet mund të kryhen nga çdo cep i botës.
Në të vërtetë llogaritë e parave dixhitale dhe porfotolët mund të konsiderohen si depozita bankare.
Çfarë janë monedhat kriptografike?
Kriptomonedhat janë një lloj paraje dixhitale. Ata mund të përdoren si aset këmbimi. Konsiderohen të besueshme sepse bazohen në kriptografi.
Një prej objektivave kryesorë të kriptografisë është komunikimi dhe perfeksionimi i sigurisë. Kriptografia krijon dhe analizon algoritme dhe protokolle në mënyrë që asnjë informacion të mos ndryshohet apo ndërpritet nga një palë e tretë. Kriptografia është një përzierje mes disa shkencave të ndryshme ndërsa në thelb qëndron matematika.
Është matematika e cila përcakton qëndrueshmërinë dhe rreptësinë e algoritmeve dhe protokolleve.
Kriptomonedhat përdorin Blockchain, një regjistër të decentralizuar. Kjo do të thotë se nuk ka një autoritet mbikëqyrës që kontrollon veprimet në rrjet.
Cilat janë diferencat kryesore mes të dyve?
Edhe pse kriptomonedhat janë një formë paraje dixhitale, ekzistojnë disa diferenca fondamentale.
Struktura. Monedhat dixhitale janë të centralizuara. Një grup njerëzish dhe kompjuterësh rregullojnë transaksionet në rrjet. Kriptomonedhat janë të decentralizuara dhe rregullimet bëhen nga shumica e komunitetit.
Anonimiteti. Monedhat dixhitale kërkojnë verifikimin e përdoruesit. Duhet të ngarkoni një foto të vetvetes dhe disa dokumente të lëshuara nga autoritetet publike. Blerja, investimi dhe proceset e tjera të kriptomonedhave përjashtojnë çdo kërkesë të përmendur më lart. Megjithatë kriptomonedhat nuk janë plotësisht anonime. Edhe pse adresat nuk përmbajnë informacione konfidenciale si emra dhe vendbanime, çdo transaksion regjistrohet dhe dërguesit e marrësit njihen publikisht. Kështu të gjitha transaksionet mund të gjurmohen.
Transparenca. Monedhat dixhitale nuk janë transparente. Ju nuk mund të shikoni të gjitha transfertat e parave të një portofoli. Ky informacion është konfidencial. Kriptomonedhat janë transparente. Kushdo mund të shohë çdo transaksion të secilit përdorues.
Manipulimi i transaksioneve. Monedhat dixhitale kanë një autoritet qendror që merret me këtë çështje. Mund të anulojë ose ngrijë transaksionet me kërkesë të pjesëmarrësit ose autoriteteve nëse ka dyshime për pastrim parash. Monedhat kriptografike rregullohen nga komuniteti. Është e pamundur që përdoruesit të aprovojnë ndryshime në Blockchain.
Aspektet ligjore. Shumica e vendeve të botës kanë një bazë ligjore që rregullon monedhat dixhitale, si përshembull Direktiva Evropiane 2009/110/EC ose Artikulli 4A i Kodit Komercial Amerikan. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për kriptomonedhat. Shumica e vendeve ende ska përcaktuar statutin e tyre. Themelimi i një baze ligjore është në proces.
Kush janë pikat e forta dhe të dobëta të monedhave dixhitale?
Në shumicën e rasteve çdo argument mund të shihet si avantazh por edhe si disavantazh. Në një sistem të centralizuar, një grup njerëzish është përgjegjës për gjendjen e sistemit. Nëse bëni gabim në një transaksion, mund ti bëni kërkesë kompanisë. Një gjë të tillë nuk mund ta bëni me një sistem të decentralizuar. Sistemet e centralizuara mbajnë informacione të shumta konfidenciale të përdoruesve. Këto të dhëna mund të humbasin, të hakohen ose transferohen tek agjencitë ligj-zbatuese apo trupat gjykues. Rrjetet e decentralizuara nuk kanë probleme të ngjashme. E njëjta vlen për anulimin e transaksioneve.
A është e mundur të kombinohen të dyja?
Adoptimi i sistemeve të centralizuara në një rrjet të decentralizuar është i mundur. Forbes thotë se të paktën 2 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë akses në shërbime bankare. Janë 5 miliard njerëz që përdorin një telefon celular dhe kjo shifër po rritet me shpejtësi. Kështu, sistemi bankar mund të implementohet në një rrjet mobil për tu ofruar shërbime njerëzve. Duke përdorur kriptomonedhat dhe Blockchain, ata mund të shijojnë të gjitha përfitimet e transparencës, sigurisë dhe decentralizimit. Me paranë dixhitale kemi një autoritet mbikëqyrës, një numër portofolësh dixhitalë dhe bazë rregulluese.
Një mënyrë e kombinimit të të dyjava është Telcoin. Ideja kryesore pas kësaj monedhe është kombinimi i kompanive mobile me sistemin bankar. Sistemi bankar përfaqësohet nga simbioza e monedhës dixhitale dhe asaj kriptografike dhe ofron shërbime si para mobile, kredit me parapagim dhe platforma pagesash.