Ku është kryeministri? – Qytetet në krizë nga vërshimet, Albin Kurti ende pa fjalë!
Disa qytete të Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Përkundër, që disa prej komunave tashmë kanë shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk u lodhë as të shkruaj një postim, transmeton lajmi.net. Gjatë tërë ditë, Kurti s’është parë askund. Në…
Lajme
Disa qytete të Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Përkundër, që disa prej komunave tashmë kanë shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk u lodhë as të shkruaj një postim, transmeton lajmi.net.
Gjatë tërë ditë, Kurti s’është parë askund. Në Facebook ai e ka bërë “share” postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili njoftoi për ardhjen e sistemit anti-tank turk “Omtas”.
Javë më parë, Kurti në fushatën zgjedhore, ishte në çdo qytetë. Por, sot kur shumë qytete janë duke u përballur me vështirësi të mëdha shkaku i vërshimeve, ai “zhduket”.
Për dallim prej Kurtit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani shfaqi interesim dhe ofroi mbështetje për komunat
“Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja. Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate.”, shkroi Osmani në postimin e saj.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njoftoi se situata nga vërshimet në disa komuna të Kosovës paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara kryesisht në Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë. Në Gjakovë, për shkak të rrezikut nga uji, është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në shumicën e komunave të tjera, gjendja mbetet relative e qetë dhe stabile, duke u monitoruar vazhdimisht nga njësitë e emergjencës.
Të gjitha ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit ndodhen në terren dhe po menaxhojnë situatën në koordinim me sistemin e komunikimit emergjent të AME-së. Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare, pasi siguria e tyre mbetet prioritet kryesor../lajmi.net/