Kthehet në shtëpi dhe gjen gjak nëpër mure, kur sheh qenin kupton të vërtetën

Kur pronari i një shtëpie nuk ishte aty, shtëpia e tij u bë cak i hajdutëve – ose kështu menduan hajdutët, pasi ata nuk prisnin ta gjenin një qen brenda shtëpisë.

Fun

13/01/2021 20:28

Ata nuk e kishin kuptuar se një anëtar i familjes kishte mbetur në shtëpi. Kur Tristan Murrin nga Virgjinia, SHBA u kthye në shtëpi, në fillim ai nuk vërejti shenja të thyerjes së shtëpisë nga hajdutët.

Por sapo hapi derën pa diçka të tmerrshme – kishte gjak gjithandej nëpër muret e shtëpisë, transmeton Lajmi.net.

Në shtëpi ishte qeni (pastor gjerman) Oden, i cili duket se nuk i mirëpriti mysafirët e padëshiruar. Qeni i kishte ndjekur hajdutët gjithandej nëpër shtëpi dhe i kishte kafshuar mirë ata. Pronari e kuptoi më pas se hajdutët nuk kishin marrë asgjë, pasi kishin nxituar të iknin nga Odeni i zemëruar.

“Sa krenar jam me të. Çfarë qeni i mrekullueshëm. Kjo është arsyeja pse kushdo që s’ka qen, duhet ta marrë një. Pastorët gjermanë janë kafshë të mrekullueshme”, tha Tristan.

Më parë, Oden nuk e kishte kafshuar kurrë askënd – madje edhe fqinjët e njihnin atë dhe iu pëlqente të luanin me të. “Mendoj se qeni e bëri punën e tij. Ai e dinte se ata nuk duhej të hynin në shtëpinë time. Kështu që ai diti si të vepronte”, tha Tristan në një intervistë televizive. /Lajmi.net