Kthehet Luis Enrique, bëhet trajner i skuadrës së njohur

Eduardo Berizzo po i numëron orët e fundit si trajner i Sevillas.

Sport

22/12/2017 17:28

Lajmet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se skuadra e Sevillas ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas.

Rezultatet jo të mira kanë shtyrë Sevillan që të vije deri te vendimin për shkarkimin e 48 vjeçarit.

Emri i parë i përmendur në media për zëvendësimin e Berizzos, është Luis Enrique.

Trajneri spanjoll është i papunë që nga largimi nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar./Lajmi.net/