Kryeziu: Vetëm njerëzit kanë ndryshuar në Serbi, po vazhdon regjimi i Millosheviqit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet shtet shumë autoritar. Kryeziu tha se Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit. “Ky është një regjim i vazhdueshëm i Millosheviqit, vetëm kanë ndryshuar njerëzit aty i…

Lajme

18/04/2024 08:13

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet shtet shumë autoritar.

Kryeziu tha se Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit.

“Ky është një regjim i vazhdueshëm i Millosheviqit, vetëm kanë ndryshuar njerëzit aty i kemi Daçiqin dhe Vuçiqin, të cilët kanë qenë njerëzit më të afërt të politikave të tij. Serbia po tregohet një shtet jo demokratik, shumë autoritar, i cili nuk ka pretendime që të hyjë në mekanizma ndërkombëtarë. Po ndeshet me konceptet tona, me zhvillimet tona politike, me bazën tonë kushtetuese”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur me veprimet e Serbisë.