Kryetarja e Preshevës për protestën e shqiptarëve të Luginës: Zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se protesta e sotme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi. Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. “Protesta e sotme “Kthema…
Lajme
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se protesta e sotme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.
“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje”.
“Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani.