Kryetari i Zveçanit njofton se ka marrë vendim për heqjen e muraleve të Mlladiqit
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se ka marrë vendim për heqjen e muraleve dhe fotografive të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Në një postim në Facebook, Peci, ka thënë se ky është hap konkret për ta eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike. “Sot, si Kryetar i Komunës…

Lajme
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se ka marrë vendim për heqjen e muraleve dhe fotografive të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.
Në një postim në Facebook, Peci, ka thënë se ky është hap konkret për ta eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike.
“Sot, si Kryetar i Komunës së Zveçanit, kam marr një vendim të rëndësishëm për heqjen e fotografisë të Ratko Mlladiq, një figurë e njohur për përfshirjen e tij në krime lufte, që është vendosur në muret e qytetit tonë. Ky është një hap konkret për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se qyteti ynë mbetet një vend paqeje dhe harmoni për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike. Ky vendim është një mesazh i qartë dhe i fortë: glorifikimi i krimeve të luftës dhe nxitja e urrejtjes nuk ka vend në qytetin tonë. Zveçani është një qytet i pasur me diversitet dhe ne e vlerësojmë çdo individ, pa marrë parasysh kombësinë ose origjinën e tij”, ka shkruar Peci në Facebook.