Kryetari i veriut të Mitrovicës mbulon emërtimin e rrugëve shqip dhe vendos atë serbisht

Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot në veri të vendit. Bëhet fjalë për një veprim të ndërmarrë nga kryetari i veriut të Mitrovicës, Milan Radojeviq. Ai është parë duke mbuluar tabelat e emrave të rrugëve të cilat janë shqip, një prej tyre rruga “Isa Boletini”, transmeton lajmi.net. Madje i njëjti ka thënë se…

Lajme

03/06/2026 11:44

Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot në veri të vendit.

Bëhet fjalë për një veprim të ndërmarrë nga kryetari i veriut të Mitrovicës, Milan Radojeviq.

Ai është parë duke mbuluar tabelat e emrave të rrugëve të cilat janë shqip, një prej tyre rruga “Isa Boletini”, transmeton lajmi.net.

Madje i njëjti ka thënë se ky vendim për emërimin e rrugëve me emra të veprimtarëve shqiptar është i paligjshëm.

Radojeviq ka tentuar që personalisht bashkë me ekipin e tij t’i mbulojë emrat shqip në tabelat e rrugëve, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore.

“Sot patëm një tjetër akt propagandë të Lëvizjes Vetëvendosje, siç mund ta shihni vetë ata vendosën tabelat në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Siç dihet më 30 janar kuvendi miratoi një vendim që e shfuqizoi aktin e mëparshëm për riemërimin e rrugëve, sepse u miratua në kundërshtim me ligjin, sepse nuk pati debat publik, sepse nuk pati komision shumëetnik, asnjë serb i vetëm nuk mori pjesë në punën e atij komisioni, kështu që ato vendime ishin absolutisht të paligjshme dhe të paligjshme”, theksoi ai.

Madje ai i bëri thirrje nivelit qendror, kryesisht përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, që të mbështesin respektimin e ligjit dhe ligjshmërisë.

Ndryshe ministrja e Planifikimit Hapësinor në mandatin teknik Fitore Pacolli pati deklaruar se 88 rrugë në Mitrovicën e Veriut kanë marrë emra të rinj dhe se emrat e rinj janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme në Mitrovicën e Veriut.

Më 25 gusht 2025, Kuvendi i atëhershëm Komunal i Mitrovicës së Veriut  miratoi një vendim  për të riemërtuar 87 rrugë, duke ndryshuar emrat serb në emra shqiptarë.

Pas kwsaj dhe pas zgjedhjeve lokale të tetorit dhe me marrjen e detyrës nga autoritetet e sapozgjedhura, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi  një vendim më 30 janar të këtij viti për të anuluar vendimet e miratuara më parë për emërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut./Lajmi.net/