“Zoti ju vraftë o kriminela” – PZAP gjobit me 5100 euro VV-në për përdorimin e vajzës së mitur në fushatë, që recitonte poezi me gjuhë fyese

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për VV-në për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore. PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar VV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro, shkruan lajmi.net. Sipas…

Lajme

03/06/2026 12:17

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për VV-në për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.

PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar VV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro, shkruan lajmi.net.

Sipas vendimit të PZAP-së, thuhet se VV e ka arsyetuar këtë duke thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe ka dal në skenë me dëshirën e saj dhe lejën e prindit.

PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore”.

“Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Recitimi i të miturës është parë shqetësues nga akterë të opozitës dhe shoqërisë civile edhe për vetë faktin se e njëjta përdor gjuhë urrejteje dhe fyese ndaj politikanëve të tjerë. /Lajmi.net/

Vendimi i plotë: