IKD fiton ankesën ndaj LVV-së, 5 mijë euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se ankesa e dorëzuar më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar nga organi kompetent, duke konstatuar shkelje nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit të bërë nga Ehat Miftaraj, ndaj LVV-së është shqiptuar…
Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se ankesa e dorëzuar më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar nga organi kompetent, duke konstatuar shkelje nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore.
Sipas njoftimit të bërë nga Ehat Miftaraj, ndaj LVV-së është shqiptuar gjobë në vlerë prej 5,100 eurosh, ndërsa partia obligohet ta paguajë atë brenda afatit prej 15 ditësh.
“Pranohet si e bazuar ankesa e IKD-së e datës 1 qershor (Dita e Fëmijëve), ashtu që LVV dhe Albin Kurti, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, dënohen me gjobë prej 5,100 eurosh”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka theksuar se IKD, përmes aktivizmit publik, synon të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, si dhe të kërkojë llogaridhënie nga shkelësit e ligjit, pavarësisht pozitës që mbajnë.
Miftaraj ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe respektimi i shtetit ligjor nuk duhet të jenë objekt kompromisi, duke nënvizuar se përgjegjësia ligjore duhet të vlejë njësoj për të gjithë. /Lajmi.net/