Kryetari i Obiliqit vizitohet nga bashkëluftëtarët: Takime të tilla na rikthejnë në periudhat e vështira të popullit tonë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë ditës sotme ka mirëpritur në vizitë komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, z.Rrustem Berisha dhe pjesëtarë të kësaj brigade z.Bedri Avdiu dhe z.Bahri Gashi.

Lajme

19/03/2021 14:12

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimet e vizitat nga shokët e luftës përherë janë të veçanta sepse sipas tij atë e rikthejnë në kohërat e sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë periudhës së vështirë për popullin e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Gashi ka pranuar një dhuratë nga komandanti Rrustem Berisha me figurën e heroit,mikut e bashkëluftarit Agim Ramadani-Katana.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë bashkëluftëtarët e mijë, komandantin z.Rrustem Berisha, z.Bedri Avdiu dhe z.Bahri Gashi.

Takimet e vizitat nga shokët e luftës përherë janë të veçanta sepse rikthehemi në kohërat e sfidat nëpër të cilat kemi kaluar gjatë periudhës së vështirë për popullin tonë.

Gjatë kësaj vizite, pranova një dhuratë nga komandanti Rrustem Berisha me figurën e heroit,mikut e bashkëluftarit Agim Ramadani-Katana. Faleminderit mik, për dhuratën e çmuar!. /Lajmi.net/