Kryetari i Fushë Kosovës mbi 200 mijë euro patundshmëri

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.

Lajme

11/08/2020 12:18

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka deklaruar pasurinë e tij.

Sipas deklarimit të tij në AKK, Berisha ka pasuri të paluajtshme gjithsej 204 mijë  e 445 euro, shkruan lajmi.net.

Berisha ka bërë të ditur se ka të blera dy banesa si dhe tokë bujqësore, ndërkaq një shtëpi me oborr e ka të trashëguar po ashtu edhe një shtëpi me pemishte e ka të trashëguar.

Të trashëguar po ashtu ka edhe tokë bujqësore kurse 40 ari i ka blerë vetë, shkruan më tutje lajmi.net.

Sa i përket parave të gatshme në institucione financiare, Berisha ka deklaruar se fëmijët e tij kanë 25 mijë euro. Po ashtu fëmijët e tij kanë edhe 7 mijë euro kredi.

Në anën tjetër, Berisha ka bërë të ditur se të hyrat vjetore nga paga e tij si kryetar i Komunës së Fushë Kosovës janë 15 mijë e 979 euro e 80 centë. /Lajmi.net/