Kryetari Hyseni, uron kampionët e KF Drita për trofeun e Superkupës së Kosovës
Pas fitores së Klubit të Futbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Futbollit Prishtina me rezultat 2:1 dhe marrjes së trofeut të Superkupës së Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Superkupa në Gjilan. Jashtëzakonisht krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të ekipit tonë, që sot fituan Superkupën e Kosovës. Urime gjithë ekipit dhe gjithë…
Sport
Pas fitores së Klubit të Futbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Futbollit Prishtina me rezultat 2:1 dhe marrjes së trofeut të Superkupës së Kosovës, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Superkupa në Gjilan. Jashtëzakonisht krenar me rezultatin e jashtëzakonshëm të ekipit tonë, që sot fituan Superkupën e Kosovës. Urime gjithë ekipit dhe gjithë Gjilanit. Faleminderit që na bëni vazhdimisht krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, ndoqi ndeshjen e fitores dhe ndau medaljet për ekipet.
Derisa bashkë me u.d të drejtorit për Sport, Kushtrim Zeqirin, kanë takuar e uruar kampionët e Superkupës.
Nga Klubi i Futbollit Drita, treguan se kishin kënaqësinë të mirëpresin në vizitë kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hysenin.
“Kryetari, uroi ekipin tonë për fitimin e trofeut të ri në finalen e Superkupës, ai gjithashtu ishte i pranishëm edhe në stadium duke mbështetur ekipin tonë. Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj FC Dritës”, thuhet në njftim.
Drita, e fiton këtë trofe për herë të dytë në histori.
Superkupën e Kosovës, herën e parë e kishte fituar në edicionin 2018/2019, ndaj të njëjtit kundërshtar, Prishtinën.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Mardan Sports Complex” në Antalya të Turqisë, ku dy ekipet po zhvillojnë fazën përgatitore për stinorin pranveror.