Kryetarët e komunave veriore: Vizita e planifikuar e Vjosa Osmanit, provokim për popullin serb
Kryetarët e katër komunave veriore e kanë cilësuar si provokim vizitën e planifikuar të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në veri. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Lista Serbe me anë të një komunikate për media, duke thënë se “në veri Vjosa Osmani nuk njihet si presidente”, shkruan lajmi.net. “Njoftimin e vizitës…

Lajme
Kryetarët e katër komunave veriore e kanë cilësuar si provokim vizitën e planifikuar të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në veri.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Lista Serbe me anë të një komunikate për media, duke thënë se “në veri Vjosa Osmani nuk njihet si presidente”, shkruan lajmi.net.
“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani bëri së fundmi”, thuhet në komunikatë.
“Në veri të Kosovës askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si presidente të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës e as në Metohi”. /Lajmi.net/