Kryetarët e komunave në veri thonë se Albulena Haxhiu po i kërcënon gjyqtarët serbë, i bëjnë thirrje ta ndalë këtë

Të papranueshëm e kanë quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit për Ivan Todosijeviq, kryetarët e komunave me shumicë serbe si: Leposaviç, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

Lajme

25/08/2021 22:47

Përmes një njoftimi të bërë së fundi ata kanë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që t’i ndal kërcënimet siç thonë ata që janë duke ndodhur ndaj gjyqtarëve serb.

“Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne e mirëpresim vendimin e gjyqtarëve serbë, i cili i dërgon një mesazh të qartë Prishtinës se shkelja e Marrëveshjes së Brukselit është e papranueshme dhe është në dëm popullit serb, në rastin e Ivan Todosijeviqit, bazuar në kohën kur gjyqtarët tanë ishin integruar në sistemin e drejtësisë në Kosovë.Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje ministres së Drejtësisë të Prishtinës, Albulena Haxhiut, ta ndalojë kërcënimin ndaj gjyqtarëve serbë, dhe të fillojë sa më parë një procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë për mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit, e cila garanton në dy gjykatës serbë dhe një shqiptar gjë që konfirmoi në deklaratën e tij në emër të BE-së, Petar Stano”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ndryshe Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata e Apelit, nga Bashkimi Evropian kanë thënë se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me dënimin e Todosijeviqit./Lajmi.net/