Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi deklaron pasurinë, posedon 18 prona të paluajtshme që kapin vlerën e mbi 335 mijë eurove
Kryesuesi i sapozgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi si edhe të gjithë zyrtarët e tjerë publik që e kishin obligim, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Arian Gashi tek pasuritë e paluajtshme, ka deklaruar livadhe, ara, garazha, banesa, toka, e shtëpi, gjithsej 18 prona të ndryshme të…
Lajme
Kryesuesi i sapozgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi si edhe të gjithë zyrtarët e tjerë publik që e kishin obligim, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Arian Gashi tek pasuritë e paluajtshme, ka deklaruar livadhe, ara, garazha, banesa, toka, e shtëpi, gjithsej 18 prona të ndryshme të paluajtshme që të gjitha sëbashku kapin vlerën e 335 mijë e 726 euro.
Nga këto prona që pronësinë disa e kanë të deklaruesit pra Arian Gashit e disa të përbashkët, prona me çmimin më të lartë është një banesë 88.3 metra katrorë në vlerë prej 74 mijë e 470 eurosh.
Përveç pasurive të paluajtshme, Gashi ka deklaruar edhe një veturë në pronësi të tij në vlerë 7 mijë e 400 euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes në vlerë 18 mijë euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 3 mijë e 749 euro para në bankë nga kursimet e tij, dhe mbi 5 mijë euro të bashkëshortes.
Gjithashtu, Gashi ka deklaruar edhe 5 mijë e 470 euro detyrime financiare që ka thënë se i ka marrë për të blerë një banesë dhe garazh tek Prishtina e Re.

Nga pagat, Gashi ka deklaruar 33 mijë e 186 euro pagë vjetore nga buxheti i Kosovës, gjithashtu edhe 500 euro mëditje, 1 mijë e 16 euro nga puna jashtë orarit të paguara nga buxheti i shtetit si dhe 200 euro nga GIZ Budget.
Ai ka deklaruar 3 mijë 420 euro që i ka marrë bashkëshortja e tij nga qeratë e lokaleve, 20 mijë e 161 euro të ardhura nga biznesi i bashkëshortes së tij i avokaturës, mbi 9 mijë euro nga të hyra nga shërbime të tjera profesionale.
Ai gjithashtu ka deklaruar 180 euro subvencione për fëmijën e tij, pastaj rreth 3 mijë euro për fëmijën e tij që ka thënë se i ka paga nga angazhimi i përkohshëm në zgjedhje, subvencione të tjera në vlerë 100 euro për fëmijën e tij dhe 538 euro për fëmijën e tij që ka thënë se janë kthim huazimi nga shokët.

Prokurori Arian Gashi është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës më 4 mars të 2026-tës.
Gashi menjëherë pas zgjedhjes ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Komisionit për çështje normative, e cila iu miratua pa asnjë votë kundër dhe abstenim. Ai ishte betuar si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës në janar të vitit 2023. /Lajmi.net/