I burgosuri përfshihet në hetimet për kontrabandë me migrantë, i gjendet armë pa leje

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare ka realizuar një operacion hetimor pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të sekuestruara lidhur me një rast të dyshuar për kontrabandë me migrantë. Sipas njoftimit policor, më 9 korrik në bazë të urdhëresës së Gjykatës, janë kryer kontrolle në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në…

Lajme

10/07/2026 09:46

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare ka realizuar një operacion hetimor pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të sekuestruara lidhur me një rast të dyshuar për kontrabandë me migrantë.

Sipas njoftimit policor, më 9 korrik në bazë të urdhëresës së Gjykatës, janë kryer kontrolle në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë së bashku me tetë fishekë. I burgosuri është sjellë nga zyrtarët korrektues për të qenë i pranishëm gjatë bastisjes dhe më pas është intervistuar nga hetuesit. Pas përfundimit të intervistimit, ai është kthyer në Qendrën Korrektuese.

Në kuadër të hetimeve për rastin “Kontrabandë me migrantë”, policia ka ndaluar edhe një person tjetër të dyshuar. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

KONTRABANDIM ME MIGRANT, ARMEMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Autostrada Vërmicë-Prishtinë  23.09.2025 – 01:50. Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese. Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/