Goditje për shoferët: Rritet çmimi i naftës fuqishëm në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së premte. Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me një ditë më parë,…

Lajme

10/07/2026 09:44

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së premte.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi maksimal ishte 1.44 euro për litër, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.37 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.61 euro për litër.

Çmimet e derivateve përcaktohen çdo ditë nga ministria përkatëse, bazuar në lëvizjet e tregut dhe metodologjinë në fuqi./lajmi.net/