“Kryeqyteti nuk do të mbetet në kaos” – Kurti duke ia shtrënguar dorën Çekut e prezanton si kandidat për kryetar të Prishtinës
Hajrulla Çeku është zyrtarisht kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës. Për të ka shkruar subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti, ku thotë se me Çekun Prishtina nuk do të mbetet në kaos. Vetëvendosje thtoë për Çekun se “me integritet të pakompromis dhe përkushtim të dëshmuar në secilin rol institucional, Hajrulla Çeku mishëron…

Lajme
Hajrulla Çeku është zyrtarisht kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.
Për të ka shkruar subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti, ku thotë se me Çekun Prishtina nuk do të mbetet në kaos.
Vetëvendosje thtoë për Çekun se “me integritet të pakompromis dhe përkushtim të dëshmuar në secilin rol institucional, Hajrulla Çeku mishëron vizionin e një Prishtine moderne”.
Komunikata e plotë:
Kryeqyteti nuk do të mbetet në kaos, sepse nga 12 tetori do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Hajrulla Çeku është kandidati ynë sot e kryetari i Prishtinës nga data 12 tetor.
Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, strukturave të Pikave dhe miqve të Lëvizjes, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, nënkryetarit të Lëvizjes, deputetit Glauk Konjufca, sekretarit organizativ Alim Rama, kryetarit të qendrës së Prishtinës, ministrit Arben Vitia, sekretarit organizativ të QPR-së Egzon Azemi, deputeteve Fitore Pacolli dhe Shqipe Mehmeti Selimi, ministrave Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Artane Rizvanolli, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba dhe shumë prej deputetëve të grupit parlamentar të LV, konfirmuam mbështetjen për nominimin e Hajrulla Çekut si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.
Me integritet të pakompromis dhe përkushtim të dëshmuar në secilin rol institucional, Hajrulla Çeku mishëron vizionin e një Prishtine moderne, të drejtë dhe zhvillimore, të një kryeqyteti që u përket të gjithëve.
Si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Çeku ka rikthyer besimin në institucion, ka ndërtuar politika publike që përkrahin të rinjtë, mbrojnë trashëgiminë dhe përparojnë shoqërinë. Tani, është koha që këtë vizion ta zbresim në rrugët, lagjet, shkollat e sheshet e kryeqytetit tonë.
Hajrulla Çeku është pikërisht ai udhëheqës, i duburi për të gjitha këto. Ai vjen me dije, përvojë, ndershmëri dhe mbi të gjitha, me guximin për ta ndryshuar Prishtinën drejt së mirës së përbashkët.
Hajrulla Çeku dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ashtu sikurse përherë, janë adresa përmes të cilës shqetësimi qytetar është programi ynë politik dhe zgjidhja e duhur për Prishtinën.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës që t’i bashkohen kësaj rruge për ndryshim, për t’i dhënë kryeqytetit tonë një të ardhme më të drejtë e më të zhvilluar dhe më.
Me Hajrulla Çekun për Prishtinën që e duam. Përhajr qytetarëve të Prishtinës qeverisja e mirë dhe e ndershme pas datës 12 tetor!