Kryeprokurori Gashi takon drejtorin e Policisë, dakordohen për forcimin e bashkëpunimit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Në fillim të takimit, Hoxha e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re. Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë…

Lajme

12/08/2026 11:32

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në fillim të takimit, Hoxha e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Gashi dhe Hoxha janë pajtuar për intensifikimin e komunikimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve.

Sipas njoftimit, një bashkëpunim i tillë është vlerësuar si thelbësor për shkëmbimin efikas të informacioneve, koordinimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin profesional të rasteve penale.

Të dy institucionet kanë theksuar se bashkëpunimi do të zhvillohet në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj.