“Thirre seancën, mos ik”- “Kur të na lejon PDK-ja flas” Haxhiu largohet nga deklarimi para mediave, deputetët e PDK-së brohorasin në holl
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është para tek foltorja e Kuvendit të Kosovës ku pritej t’u drejtohej mediave. Por në momentin që ajo nisi të deklarohej tha se kanë ardhur deputetët e PDK-së që duan të deklarohen dhe u tërhoq. Pas kësaj , deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe të tjerët reaguan duke…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është para tek foltorja e Kuvendit të Kosovës ku pritej t’u drejtohej mediave.
Por në momentin që ajo nisi të deklarohej tha se kanë ardhur deputetët e PDK-së që duan të deklarohen dhe u tërhoq.
Pas kësaj , deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe të tjerët reaguan duke i bërë thirrje që të thërrasë seancën.
“Thirre seancën, mos ik , thirre seancën”, dëgjoheshin deputetët.
Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në hollin e Kuvendit, derisa Haxhiu u largua./Lajmi.net/