Qorolli: I takon vetëm Deharit të thërrasë seancën, por pa marrëveshje mes partive nuk ka seancë për konstituim
Deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorolli ka qëndruar brenda sallës së Kuvendit ku PDK zhvilloi sot një aktivitet duke kërkuar që të thirret seanca për konstituim. Pas kësaj, Qorolli e cilësoi këtë si “çështje e shprehive të tyre politike për t’i kundërshtuar të gjitha institucionet”. Ai tah se i takon me Kushtetutë dhe rregullore vetëm z.Dehari…
Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorolli ka qëndruar brenda sallës së Kuvendit ku PDK zhvilloi sot një aktivitet duke kërkuar që të thirret seanca për konstituim.
Pas kësaj, Qorolli e cilësoi këtë si “çështje e shprehive të tyre politike për t’i kundërshtuar të gjitha institucionet”.
Ai tah se i takon me Kushtetutë dhe rregullore vetëm z.Dehari që të thërrasë seancë.
“Jemi të gatshëm çdoherë që ai e sheh të nevojshme. Ne si VV e kemi bërë të qartë se seanca do thirret vetëm kur do të ketë marrëveshje politike, sepse në të kundërtën thirrja e seancës është të dihet se me automatizëm vendi shkon në zgjedhje.”
“Kurti po bën përpjekje të jashtëzakonshme që të komunikojë me liderët e partive opozitare për t’i ftuar që të vijnë në tavolinë të bisedimeve e të arrihet konsensus për të zgjedhur presidentin, e më pas do jetë me e lehtë për qeverinë. Deri tani s’ka një marrëveshje e kur ajo të dihet e të arrihet do të thirret edhe seanca. Sa do të zgjasë mos më kërkoni afate javore sepse nuk e di. Tashmë pozicioni ynë është i qartë dhe veprimet e opozitës janë brenda margjinave të lejuara të argumenteve të tyre politike”.
“Ne kemi ardhur për ditët e diasporës, sot është dita e tretë dhe e fundit me dyert e hapura të Kuvendit e për këtë arsye jam këtu bashkë me kolegët e tjerë. I ftoj edhe kolegët e PDK, LDK e AAK që të vijnë”, shtoi Qorolli./Lajmi.net/