Kryeministrja e Zelandës së Re ia anulon veti dasmën me masa të reja

Bota

25/01/2022 08:14

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi njoftoi kufizime të reja për Covid-in. I gjithë vendi është vendosur nën nivelin më të lartë të kufizimeve për luftimin e pandemisë pas një shpërthimi të variantit Omicron.

Kufizimet përfshijnë mos lejimin e më shumë se 100 personave të vaksinuar të marrin pjesë në evente dhe mbajtjen e maska ​ve në dyqane dhe në transportin publik.

“Unë nuk jam ndryshe nga mijëra qytetarë të tjerë të Zelandës së Re që kanë pasur ndikime shumë më shkatërruese nga pandemia, gjëja më e rëndë e të cilave është paaftësia për të qenë pranë një familjari kur ishin të sëmurë rëndë”, tha kryeministrja.

Kufizimet e ashpra u vendosën pas konfirmimit të një vatre me 9 raste me Omicron në Zelandën e Re.