Kryeministri Kurti pranon urime nga Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë…

Lajme

19/02/2025 15:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Më këtë rast, kryeministri Zhelyazkov ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme bullgare për Kosovën dhe ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktiv të Kosovës.