Kryeministri i Ukrainës shpall vendimin për dorëheqje

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje.

Bota

20/05/2019 20:58

Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përcjell rel.

Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka shërbyer më herët si kryetar i parlamentit.

Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak.

Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.