Kryeministri i Singaporit me rrogë vjetore 1.7 milion dollarë

Nuk janë Barack Obama e as Angela Merkel shefa të shteteve më të fuqishme në botë që kanë pagë të majme.

Bota

19/04/2015 10:23

Në një listë të publikuar nga CNN Money dhe Bloomberg, është kryeministri i Singaporit, Le Hsien Loong, më i paguari, i cili për një vit ka fituar 1.7 milion dollarë.

Kjo shifër është katër herë më e madhe se të ardhurat që realizon presidenti i SHBA-ve.

Barack Obama realizon të ardhura vetëm 400 mijë dollarë në vit, e pak më poshtë është kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila fiton 234 mijë euro në vit.

Kryeministri i Australisë Tony Abbot, fiton 389 mijë dollarë, ndërsa pas tij në listë vjen kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper me 260 mijë dollarë.

Në listë është edhe kryetari i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma (223 mijë dollarë), kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron (214 mijë dollarë) etj.

Krejt në fund të listës ka mbetur kryeministri i Indisë, i cili ka fituar vetëm 30.300 euro për tërë vitin, ose rreth 60 herë më pak se kolegu i tij nga Singapori./KosovaPress/