Kryekuvendari shqiptar uron Shiroka-Pulën në misionin e saj si presidente e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës si presidente e Kosovës. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryekuvendari uroi akademiken Shiroka-Pula për misionin e saj të ri. “Urime Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen në krye të shtetit!”, ka shkruar ai. Shiroka-Pula…

Lajme

07/10/2026 11:45

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës si presidente e Kosovës.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryekuvendari uroi akademiken Shiroka-Pula për misionin e saj të ri.

“Urime Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen në krye të shtetit!”, ka shkruar ai.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota për.