Kryeinspektori Syla inspektoi marketet në Prishtinë, tregon sa po respektohen masat anti-Covid

Kryeinspektori i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla së bashku me zyrtarët e ministrisë dhe Policinë e Kosovës ka inspektuar marketet dhe lokalet në komunën e Prishtinës, për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajme

19/10/2020 22:46

Syla ka thënë për lajmi.net se i kanë tërhequr vërejtën marketeve dhe gastronomisë që të respektojnë masat anti-Covid. Derisa ka shtuar se kanë kërkuar që të vendosin dike tek hyrja e marketeve për të mos i lejuar konsumatoret të futen brenda pa maska.

“Po është e vërtet, sonte së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe zyrtarët e qendrës në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policën e Kosovës, ku kemi kontrolluar marketet, se sa po i zbatojnë vendimet e Qeverisë kundër përhapjes së Covid-19, pasi ju e dini është raportuar një numër më i madh ditëve të fundit. Por i kemi tërhequr vërejtën që gjatë gjithë kohës të mbahet maska, po ashtu që të vendosin dike edhe tek hyrja e marketeve, që të mos lejohen konsumatoret që të hyjnë pa maska, njëjtë edhe tek gastronomet”, ka thënë Syla.

Po ashtu Syla ka treguar se do të shtohen masat e inspektimet dhe çdo natë do të dalin edhe në qytete e tjera të Kosovës.

“Sonte isha në diku 7 markete, të cilat i  kontrolluam dhe të gjithë ishin më maska. Ne çdo natë do t’i shtojmë masat e inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës, jo vetëm në Prishtinë, që do të thotë ditët në vijim do të jemi edhe në Gjakovë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe nëpër qytetet tjera”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/