Kryediplomati i Shqipërisë përshëndet mbështetjen e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës në KE
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përshëndetur mbështetjen e Gjermanisë, e cila erdhi përmes emisarit gjerman, për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajme
Bushati shpërndau në ‘Twitter’ fjalët e Manuel Sarrazin, të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, ku ky i fundit tha se Kosova është në zëmër të Evropës, shkruan lajmi.net.
“Mbështetje e qartë e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do të sigurojë zbatim më të mirë të ligjit për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj, do të forcojë mbrojtjen e pakicave”, deklaroi Bushati.
Unequivocal support of ?? in relation to ?? bid in the @coe. Membership of ?? in the @coe will ensure a better application of human rights law and jurisdiction of the European Court of Human Rights. Hence, it will strengthen the protection of minorities. https://t.co/Lvg9sCpiGj
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) May 14, 2022
I dërguari i Gjermanisë ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Kosova “është në zemër të Evropës” dhe i përket KE-së.
“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë. Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës. Dje e sigurova ministren Gërvalla për mbështetjen tonë për anëtarësimin”, deklaroi ai. /Lajmi.net/
The position of #Germany is clear:#Kosovo is at the heart of #Europe and belongs in the Council of Europe @coe. Yesterday I assured @gervallaschwarz @MFAKOSOVO our support for the membership bid!@GermanyCoE @GERonWEB pic.twitter.com/p4kNxvUODF
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 14, 2022