Kryebashkiaku i Selanikut: Sukses nëse vijnë 50 mijë njerëz në paradën Gay

Së fundmi është fotografuar gjysmë-nudo për një revistë në kuadër të një fushate sensibilizuese në luftën kundër AIDS. Bëhet fjalë për kryebashkiakun kontravers të Selanikut, Janis Butaris, qëndrimet e të cilit kanë shkaktuar jo pak polemika në Greqi.

Bota

16/11/2014 20:37

Në intervistën që ka dhënë për të njëjtën revistë, Butaris ka komentuar edhe paradën e pritshme të homoseksualëve në Selanik, duke thënë se do të ishte një sukses për qytetin ardhja e 50 mijë njerëzve në marshimin Gay Pride.

“Nuk pretendoj të vijnë 600 mijë njerëz në një qytet si Selaniku. Shpresoj të vijnë 50 mijë. Nëse do të arrijmë të sjellim këtë numër homoseksualësh nga Ballkani, Lindja e Mesme apo vende të tjera do të jetë një arritje e madhe. Në paradat e shkuara nuk kanë ardhur më shumë se 2-3 mijë njerëz, nëse vijnë 50 mijë do të jetë sukses i jashtëzakonshëm”

Në të njëjtën intervistë Butari thotë se Selaniku do të vonojë të bëhet një qytet i hapur, të paktën edhe sa të kalojë edhe brezi i tij.