Kross: Kam punë më të mirë se të shikojë ndeshjet e Barcelonës, duam Superkupën

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur në konferencë për shtyp për takimin e radhës ndaj Barcelonës.

Sport

11/01/2022 15:37

Gjermani është optimist për fitore ndaj katalunasve nesër me kuadër të Superkupës së Spanjës, transmeton lajmi.net.

Nga eksperienca jote, cila është gjëja më e rëndësishme për ndeshjen e nesërme:

“Duam ta fitojmë këtë turne, jemi këtu për ta fituar. Çdo turne për ne është i rëndësishëm”.

Si ka qenë shërimi nga lëndimi? A ndjehesh që je në sezonin më të mirë.

“Fillimisht ishte i vështirë sepse asnjëherë nuk e kam nisur i lënduar, por ishte koha që të ndalem sepse nuk doja të garoja me dhimbje. Kam ndaluar, kam humbur disa ndeshje, por ka shkuar mirë për mua. Është moment i mirë për mua, por nuk e di nëse është më i miri sepse kam jetuar shumë prej tyre”.

Real Madrid shihet si favorit. A jeni të qetësuar për ndeshjen ndaj Barcelonës.

“Nuk ka favorit në Clasico, çdo gjë mund të ndodh dhe nesër është si finale. Te Barcelona kanë shumë kualitet dhe në Clasico, asnjëherë nuk ka pasur favorit të qartë”.

Kualitetet e Barcelonës të Xavit?

“Së fundmi nuk kam shikuar ndeshjet e Barcelonës, kam punë më të mira për të bërë. I njoh lojtarët dhe tani është e vështirë ta dish kush luan për Barcelonën sepse kanë dyshime. Nuk mund të them çfarë ka ndryshuar nga Koeman te Xavi”.

Si e sheh Alaba dhe sa ka ndryshuar nga Bayern te Madridi?

“Në Bayern, ishte mbrojtës i krahut, tani është qendërmbrojtës. Nuk me befason që është adaptuar shumë mirë sepse e njoh kualitetin”.

Në pesë ndeshjet e fundit, Madrid ka barazuar një. A mendoni që kualiteti është rritur?

“Kemi humbur një, por në dy apo tre muajt e fundit jemi rritur shumë dhe nuk flas vetëm për rezultatet. Duhet të luash mirë për të fituar. Mendoj që kemi luajtur mirë në ndeshje të vështira, por duhet të vazhdojmë. Jemi në janar dhe asgjë nuk është fituar, përpos Superkupës shpresoj. Nëse mendojmë që jemi aq të mirë do kemi probleme”.

Nesër përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit nis në ora 20:00./Lajmi.net/