Vëllau i Kroos thumbon Messin: Nuk e meritoi të nominohej në formacionin e FIFA-së
Felis Kroos ka komentuar top 3-shën e nominuar nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit.
Sport
FIFA së fundmi ka zgjedhur futbollistin më të mirë të vitit, Robert Lewandowskin, mirëpo të nominuar ishin edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Vëllau i Toni Kroos, Felix Kroos ka diskutuar rreth kësaj çështje duke thënë se ylli polak e ka merituar atë çmim.
“Lewandowski padyshim që e ka merituar çmimin. Por për mendimin tim, Messi nuk duhej të ishte në top 3-she. Nuk mendoj që ai ka pasur një sezon të mirë këtë vit” u shpreh vëllau i mesfushorit të Real Madrid.
Këtë vit në formacionin më të mirë të FIFA-së nuk ka pasur vend për yllin e Gjermanisë.
Mesfushorët më të mirë sipas FIFA ishin: “Kevin de Bruyne, Thiago Alcantara dhe Joshua Kimmich”. /Lajmi.net/