Kroos për rinovimin e kontratës: Nuk jam i stresuar

Toni Kroos ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Sport

08/07/2022 16:17

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.

“Nuk jam i stresuar. Kam edhe një vit kontratë me Real Madridin. Jam i qetë”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.

32 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nëse e ndjen vetën se mund ta ndihmojë ekipin edhe pas vitit 2023 atëherë do ta vazhdojë kontratën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i mesfushorit gjerman./Lajmi.net/