Kroos kalon në epërsi Realin (VIDEO)

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Rayo Vallecanos.

Sport

06/11/2021 21:21

Golin për madrilenët e ka shënuar mesfushori Toni Kroos në minutën e 13-të, nga një aksion që fillimisht u pretendua për pozicion jashtë loje mirëpo pas rishikimit nga VAR, Vinicius ishte në pozicion të rregullt kësisoj bëri që goli të pranohej, pasi braziliani më pas pasoi tek Asensio dhe ky i fundit më pas tek Kroos.

Për të parë golin e Kroos klikoni këtu – VIDEO

Ky njëherit është goli i parë i gjermanit i realizuar me madrilenët këtë sezon, në tetë paraqitje në të gjitha garat. /Lajmi.net