Kroacia nuk do të jetë pengesë për integrimin e Serbisë

Ivo Josipoviq thotë shtetet e Ballkanit nuk duhet të shantazhojnë njëra tjetrën për rrugën e integrimit në BE

Lajme

07/07/2014 12:01

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq thekson se Zagrebi nuk do ta pengojë Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe vlerëson se prezenca e kancelares gjermane Angela Merkel në takimin e liderëve të Europës Juglindore, më 15 korrik në Dubrovnik, tregon mbështetje për zgjerimin e BE-së.

Në intervistën për Novostin e sotëm, para takimit të tretë Bërdo Brioni proces, Josipoviq thotë se ardhja e Merkelit do të thotë se Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë zgjerimin e Ballkanit.

Josipoviq thekson se Sabori kroat ka miratuar deklaratë me të cilën” qartë tregon për atë se fqinjët nuk do të shantazhohen dhe ndalohen në përpjekjet e tyre për hyrje në BE”. Ai theksoi se zgjidhja e çështjeve të hapura do të jetë e rëndësishme për përmbushjen e kushteve.

Presidenti ukrainas vlerëson se porosia kryesore e tubimit në Dubrovink do të jetë që “BE-ja tërë rajonin ta konsiderojë pjesë të Evropës dhe se ardhmëria e të gjitha shteteve në rajon është në BE”.