Kriza në Kuvend, Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët, bllokada e institucioneve vjen nga vetë ta
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se PDK-ja ka treguar përgjegjësi shtetërore në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai ka bërë me dije se në këtë proces kjo parti e ofruar pa asnjë kusht votën për kryetar Kuvendi nga LVV. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja ka…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se PDK-ja ka treguar përgjegjësi shtetërore në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se në këtë proces kjo parti e ofruar pa asnjë kusht votën për kryetar Kuvendi nga LVV.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja ka me vetëm një kriter moral: kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti.
Postimi:
Në demokraci, opozita nuk bëhet kurrë patericë e pushtetit. Ajo nuk voton për ta zgjatur jetën e një qeverie që ka humbur besimin, as nuk pranon të legjitimojë emërimet e njerëzve të pushtetit në pozita të larta shtetërore pa marrëveshje politike. Ky është vetë thelbi i opozitës: të qëndrojë përballë pushtetit, jo t’i shërbejë atij.
Megjithatë, ne si PDK kemi treguar përgjegjësi shtetërore, duke ofruar pa asnjë kusht votën tonë për Kryetar Kuvendi nga LVV, me vetëm një kriter moral: kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti.
Por pushteti, në vend që të hapë rrugën e zgjidhjes, ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke propozuar vetëm ministra të kabinetit qeveritar. Për pasojë, Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar për më shumë se gjashtë muaj, një dëshmi e qartë se bllokada e institucioneve nuk vjen nga opozita, por nga vetë pushteti.