Kriza e ‘lëndimeve’ te Juventusi vazhdon, një tjetër lojtar i lënduar

Giorgio Chiellini është lënduar në ndeshjen e cila po zhvillohet momentalisht mes Portos dhe Juventusit.

Sport

17/02/2021 22:37

Pasi Leonardo Bonucci ishte i lënduar dhe nuk mund të luante në këtë ndeshje, Chiellini ka startuar nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, italiani zhvilloi vetëm 35 minuta pasi duhej të largohej. Ai raportohet të ketë probleme me muskuj të këmbës.

Chiellini më pas u zëvendësua nga Merih Demiral.

Bianconerët janë duke kaluar nëpër një krizë lëndimesh, pasi të lënduar vazhdojnë të jenë edhe Juan Cuadrado, Arthur Melo dhe Paulo Dybala./Lajmi.net/