Kritikat ndaj kombëtares, Çitaku: Sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë, do t’i kishim punët më mirë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar humbjen e Kosovës nga Zvicra në futboll. Ajo nuk është pajtuar me kritikat e shumta ndaj kombëtares së Kosovës pas humbjes së mbrëmshme. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova është dashni deri në dhimbje. “Kosova është dashni…

Lajme

06/09/2025 13:41

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar humbjen e Kosovës nga Zvicra në futboll.

Ajo nuk është pajtuar me kritikat e shumta ndaj kombëtares së Kosovës pas humbjes së mbrëmshme.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova është dashni deri në dhimbje.

“Kosova është dashni deri në dhimbje. Nuk ka fjalë tjera që e përshkruajnë më mirë. P.S. Na dhemb humbja me Zvicrën. E kuptoj edhe zemërimin ndaj kombëtares. Por sikur ta kishim të njejtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë, kaosin me librat shkollorë, mungesën e barnave esenciale… ndoshta sot do t’i kishim punët më mirë”, ka shkruar Çitaku.