Kritikat dhe akuzat e ‘zbusin’ Lajçakun: Tani e përmend Kosovën në postimin për takimin me Bislimin
Përfaqësuesi Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin për çështje të dialogut, Besnik Bislimi, shkruan lajmi.net.
Lajme
Në njoftimin për këtë takim, Lajçak sot i është drejtuar Bsilmit me pozitën e tij, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, për çështje të dialogut.
“Shkëmbim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha shumë i dobishëm me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministri i parë i Kosovës, në lidhje me Dialogun – historinë, gjendjen e lojës dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.
Mirëpo, njëjtë kishte vepruar në njoftim për takimin virtual që kishin zhvilluar këta dy më 15 prill. Lajçak nuk i ishte referuar Bislimit si zëvendëskryeministër i Kosovës, por vetëm zëvendëskryeministri për çështje të dialogut. E, kjo kishte gjallur reagime të shumta si nga komentuesit në rrejte sociale , ashtu edhe reagime të perosnaliteteve kosovare.
“Një videokonferencë e parë shumë e dobishme me Besnik Bislimi, Zëvendës Kryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog.Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, kishte shkruar ai./Lajmi.net/