Krijuesi i Bitcoin bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë, por identiteti i tij mbetet akoma mister

Krijuesi i bitcoin se bashku me matematicientët që krijuan bitcoin së bashku, të gjithë janë mister për botën.

Auto & Tek

15/04/2021 14:22

Figura pa një fytyrë të njohur pas kriptovalutës Bitcoin është bërë një prej personave më të pasur në botë, por disi identiteti i tyre ka mbetur akoma mister, shkruan lajmi.net.

Satoshi Nakamoto është emri i njeriut misterioz, që tani ka rreth $60 miliardë fitime nga Bitcoin, pavarësisht që nuk dihet asgjë për të.

Në krahasim me personat e tjerë më të pasur në botë, ai do të ishte numri 19, që është shumë mbresëlënëse duke marrë parasysh kohën e shkurtër për të cilën bitcoin ka qenë në treg.

Bitcoin ishte valuta e parë digjitale e krijuar ndonjëherë dhe përdorë një ekuacion matematikorë shumë kompleks për të krijuar më shumë nga kriptovaluta.

Bitcoin u krijua në vitin 2009, dhe personi që e krijoi kodin është i njohur vetëm si Satoshin Nakamoto, dhe besohet se ai ka në pronësi rreht një milion bitcoin, ose përndryshe 5% të gjithë valutës, pasi që nuk do të krijohet më asnjë më shumë.

Një bitcoin tani ka vlerën $63,000 që e bënë pasurinë e Nakamoto të arrij rreth $62 miliardë, shkruan lajmi.net.

Çfarë e bënë identitetin e Nakamoto më interesant, është fakti se besohet se në fakt janë një grup i personave dhe jo vetëm një person.

Kuletat digjitale që përdoren për të ruajtur bitcoin kanë ofruar një copë informacioni, që kuletat origjinale të krijuara nga shpikësi i bitcoin kanë 980,000 bitcoins.

Mirëpo këto kuleta nuk janë përdorur për më shumë se një dekadë, që ka bërë shumë njerëzt të spekulojnë se krijuesi i bitcoin ka vdekur.

Bitcoin është rritur në vlerë për 900% brenda 12 muajve të fundit dhe kompanitë e mëdha kanë filluar të pranojnë bitcoin si një valutë të vlefshme për të bërë blerje, shkruan lajmi.net.

Dorian Satoshi Nakamoto, që në vitin 2014 u dyshua të jetë krijuesi i Bitcoin

Krijuesi i bitcoin Nakamoto dihet të ketë lindur në vitin 1975 dhe se jetonte në Japoni, dhe në vitin 2014 një person i quajtur Dorian Satoshi Nakamoto u zbulua të jetonte në Los Angeles.

Mirëpo Dorian e ka mohuar të jetë krijuesi i kriptovalutës. Ndër vite ka pasur shumë persona që janë supozuar të jenë Nakamoto, ose janë deklaruar vetë që janë, mirëpo tash e më shumë se një dekadë identiteti i vërtetë ka mbetur mister.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Bill Gates para jo shumë kohësh ka thënë se njerëzit duhet të bëjnë kujdes me kriptovaluta, dhe nëse nuk janë aq të pasur sa Elon Musk, nuk duhet të ndjekin shembullin e këshillën e tij për të investuar.

Kur ai u pyet se a mendoj të investoj në bitcoin, ai u përgjigj se preferon të investoj në kompani që bëjnë produkte. /Lajmi.net/