Krasniqi: Sipas një interpretimi të Kushtetueses, nëse i pari nuk propozon kryetarin e Kuvendit, i kalon partisë së dytë

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka interpretuar se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon subjektit politik me numrin më të madh të deputetëve pas zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tij, Kushtetuesja nuk ka përcaktuar nëse kjo e drejtë mbetet e vlefshme edhe nëse subjekti…

Lajme

01/04/2025 19:24

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka interpretuar se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon subjektit politik me numrin më të madh të deputetëve pas zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas tij, Kushtetuesja nuk ka përcaktuar nëse kjo e drejtë mbetet e vlefshme edhe nëse subjekti në fjalë nuk paraqet një kandidat për këtë pozitë.

Duke kujtuar rastin e vitit 2014, kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) propozoi Agim Aliun si kandidat për Kryetar të Kuvendit, Krasniqi theksoi se bllokimi i institucioneve nuk lejohet nga Kushtetuta, ashtu siç nuk ishte lejuar monopoli në rastin e propozimit të mandatarit për Kryeministër.

“Një e drejtë që nuk ushtrohet, humbet. Prandaj, një interpretim nga Gjykata Kushtetuese për situatën kur nuk propozohet kandidat brenda një afati të arsyeshëm, nuk duhet të përjashtojë mundësinë që kjo e drejtë t’i kalojë një subjekti tjetër politik që ka numrat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit”, tha Krasniqi.