Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit: Ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot “nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot “nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.
“Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: