Krasniqi pret në takim vëllezërit Shala pas sukseseve në sportin e aeronautikës, vlerëson lartë edhe punën e fëmijëve Arbër e Anisa Shala
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot në një takim garuesit e paragllajdingut, vëllezërit Fanol e Migjen Shala, të cilët po arrijnë rezultate mbresëlënëse në sportin e aeronautikës, si dhe fëmijët Arbër Shala dhe Anisa Shala, të cilët vlerësohen si e ardhmja e këtij sporti. Krasniqi përgëzoi vëllezërit Shala për arritjet…

Sport
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur sot në një takim garuesit e paragllajdingut, vëllezërit Fanol e Migjen Shala, të cilët po arrijnë rezultate mbresëlënëse në sportin e aeronautikës, si dhe fëmijët Arbër Shala dhe Anisa Shala, të cilët vlerësohen si e ardhmja e këtij sporti.
Krasniqi përgëzoi vëllezërit Shala për arritjet e deritashme dhe për kultivimin e këtij sporti atraktiv tek të rinjtë, të cilët, përkundër moshës, nuk hezitojnë të bëjnë fluturime me paragllajdë.
Në renditjen botërore të disiplinës së precizionit, Fanoli ndodhet i katërti, ndërsa Migjeni i shtati. Fanoli ka edhe një rekord botëror dhe dy rekorde evropiane në këtë disiplinë – ndërsa Migjeni rekord evropian, raporton lajmi.net
“Rrugën e tyre po e ndjekin me sukses edhe fëmijët e tyre, 14-vjeçarët Arbër e Anisa, të cilët, krahas garave vendore, kanë filluar të fluturojnë edhe në gara ndërkombëtare dhe me rezultatet e arritura premtojnë shumë për të ardhmen”, njofton KOK.
Postimi i plotë i KOK-ut:
Presidenti Ismet Krasniqi ka pritur garuesit e paragllajdingut, vëllezërit Fanol e Migjen Shala, të cilët po arrijnë rezultate mbresëlënëse në sportin e aeronautikës, si dhe fëmijët Arbër Shala dhe Anisa Shala, të cilët vlerësohen e ardhmja e këtij sporti.
Presidenti Krasniqi përgëzoi vëllezërit Shala për arritjet e deritashme dhe kultivimin e këtij sporti atraktivë tek të rinjtë, të cilët përkundër moshës nuk hezitojnë të bëjnë fluturime me paragllajdë.