Krasniqi: Po tërhiqem duke e lënë PDK-në më të fortë se sa e gjeta
Pasi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në Konventën e PDK-së për kryetarin e partisë. Krasniqi pas 4 viteve e 4 muajve në krye të PDK-së ka falënderuar delegatët e Konventës që ia dhanë besimin në një prej periudhave më sfiduese në historinë e partisë. “Udhëtimi im si Kryetar…
Lajme
Pasi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në Konventën e PDK-së për kryetarin e partisë.
Krasniqi pas 4 viteve e 4 muajve në krye të PDK-së ka falënderuar delegatët e Konventës që ia dhanë besimin në një prej periudhave më sfiduese në historinë e partisë.
“Udhëtimi im si Kryetar filloi këtu dhe po përmbyllet këtu. Në të njëjtën skenë. Para të njëjtëve njerëz. Me të njëjtën dashuri për këtë parti dhe këtë vend. Këto 1600 ditë kanë qenë ditët më domethënëse të jetës sime publike. Sot largohem nga detyra me mirënjohje. Me krenari. Me paqe”, ka theksuar ai.
“Pas gati 1600 ditësh shërbimi si udhëheqës i juaji, besoj se PDK ka nevojë për një momentum të ri,
Memli Krasniqi ndër të tjerash deklaroi se nuk ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja nga lodhja, por për t’i dhënë edhe Kosovës një mundësi për të pasur një parti kandiduese për shtetin, me një kandidat për kryeministër.
“U forcua uniteti i brendshëm, struktura dhe vizoni ynë. PDK u bë sërish forca më e besuar kombëtare, partia tek e cila qytetarët kthehen kur vendi është në nevojë. Kjo nuk ndodhi për një person, pro sepse punuam bashkë. Secili anëtar i PDK-së dhe në këtë Konventë. Derisa ne ringritëm shtëpinë tonë politike, shtëpia e madhe e Kosovës u dobësua ngadalë, populizmi e zëvendësoi punën e zhurma politkbërjen. Institucionet janë degraduar e ekonomia ka stagnuar. Mirëqenia e qytetarëve është përkeqësuar e reputacioni ndërkombëtar i vendit është dëmtuar. Qytetarët janë më pak të sigurtë e më pak të përfaqësuar. Kosova është në krizë. Rruga është e gjatë por gjithmonë kah e vërteta, edhe sot kemi nevojë për të vërteten”, deklaroi Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ai tha se dorëheqja e tij i hap rrugën PDK-së për të shkuar përpara sepse PDK-ja është partia e çlirimit dhe shtetformimit e ndërtimit të institucioneve.
“Dorëheqja ime I hap rrugën PDK-së për të shkuar përpara, PDK është partia e çlirimit dhe sakrificës, e shtetformimt e ndërtoj institucione. PDK-së i duhet secili prej jush dhe çdo anëtar i devotshëm i PDK-së. Lidershipi matet me përgjegjësinë që e lëshon atë kur vjen momenti i duhur dhe unë sot duke ndjerë përgjegjësinë dhe peshën e saj ndaj familjes sonë politike me qëllim të krijimit të një mundësie të re dhe vazhdimin e ngritjen e fuqizimin e fitoreve të reja unë sot para jush e dorëzoi atë që më dhatë 4 vite e 4 muaj më parë, postin e PDK-së.Pas gati 1600 ditësh besoj se PDK ka nevojë për një momentum e një kapitull të ri. Unë s’po largohem nga lodhja e zhgënjimi, por përkundrazi po e bëj këtë hap sepse besoj thellë se PDK-ja ka nevojë për energji të re e moment të ri unifikimi. Unë po tërhiqem duke e ditur se PDK-në po e lë më të fortë se sa e gjeta. Vendin ku u rrita, mësova, ku shërbeva dhe fitova.. E pata nderin të jem nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në partinë që shkroi faqet më të ndritura të vendit tonë, e që udhëhiqej nga burrat më të ngritur të këtij vendi. Nga ky moment kryetari ynë do jetë zëri ynë. Kjo konventë po përgatit një parti për përgjegjësi shtetërorë për qeverisje e të ardhmen e Kosovës”,deklaroi ai./Lajmi.net/