Krasniqi ka fakte se PDK ka bërë blerje industriale të votave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi akuzon PDK-në dhe zyrtarët e saj për blerje industriale të votave.

Lajme

14/06/2014 20:39

Krasniqi thotë se nuk është i gatshëm të jetë zëvendëskryeministër ndërsa nominimin e Haradinjat për kryeministër e sheh si zgjidhjen më të mirë për Kosovën në këtë fazë. 

Krasniqi në emisionin “Argument Plus” në RTV21 tha se ka fakte se zgjedhjet nuk ishin fer. 

“E them me bindje dhe mbi bazën e shumë fakteve se në këto zgjedhje nuk ka pasur ndoshta vjedhje industriale të votave por ka pasur blerje industriale të votave natyrisht nga subjekti që është më i fuqishëm që e ka pushtetin dhe që ka përdorë gjithë makinerinë e institucioneve të shtetit në shërbim të manipulimit të votës”. 

“Partia politike domethënë që e ka pushtetin ka përdorur frikën, ka përdorur kërcënimet, ka përdorur shantazhet mandej ka përdorur edhe mjetet financiare për të blerë votat për të blerë komisionarët, për të blerë vëzhguesit do të thotë të gjitha këto janë defekte që i kanë përcjellur këto zgjedhje ”.