Krasniqi i reagon Kusari-Lilës pas përgjimeve telefonike: Pazare në dëme të Republikës

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas përgjimeve telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq. Ajo thotë se deputetja Mimoza Kusari-Lila duhet të tregojë se çfarë kërkesa ia ka plotësuar Milan Radoiciqit në kompensim të votave. Tutje ajo shton se për këto koordinime ka pasur urdhër nga Albin Kurti. “E vyeshmja e…

Lajme

09/10/2024 14:18

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas përgjimeve telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq.

Ajo thotë se deputetja Mimoza Kusari-Lila duhet të tregojë se çfarë kërkesa ia ka plotësuar Milan Radoiciqit në kompensim të votave.

Tutje ajo shton se për këto koordinime ka pasur urdhër nga Albin Kurti.

“E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend. Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave? Pazare në dëme të Republikës. Ju ka ardhur fundi Kryeministër’’./Lajmi.net/