Krasniqi i reagon Bajramit për Grantin e Performancës Komunale: Ministri i Qeverisë tuaj e ka anuluar, Qeveria Kurti e ka votuar

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka sqaruar çështjen e Grantit të Përformancës Komunale pas reagimit të deputetëve të LDK-së, Abdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Granti i Performancës Komunale është anuluar nga Ministri Goran Rakiq ndërsa Qeveria Kurti, më datë 28 korrik 2021 është votuar koncept…

Lajme

24/04/2024 18:13

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka sqaruar çështjen e Grantit të Përformancës Komunale pas reagimit të deputetëve të LDK-së, Abdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Granti i Performancës Komunale është anuluar nga Ministri Goran Rakiq ndërsa Qeveria Kurti, më datë 28 korrik 2021 është votuar koncept dokumenti për Ligjin për Performancën Komunale dhe Gratin e Përformancës Komunale. Ligjin sipas Krasniqit është votuar në mbledhje të qeverisë me 10 dhjetor 2021, dhe pastaj i njëjti është votuar përfundimisht me 21 korrik 2022.

“Ne kemi ngritur fondet nga 2 milionë në 8 milionë. Kjo ka ardhë pas mbështetjes së qeverisë e cila e ka institucionalizuar me ligj grantin e performances komunale. Për dallim me udhëheqjen nga ministrat e qeverisë tuaj, ka më shumë fonde për komunat e asnjë fond për RAD dhe kompanitë e udhëhequra nga Radoiçiq të cilat kanë përfituar nga qeverisja juaj në MAPL, vetëm në vitin 2015 kur Isa Mustafa ishte kryeministër, përfitoj mbi gjysmë milionë euro”, ka shkruar Krasniqi.

Ai duke iu drejtuar deputetit Hoti, ka thënë se këto nuk janë kontrata njëburimore në MAPL por janë subvencione për mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve në nevojë dhe për subvencione nuk ka proces të prokurimit.

“Mbase po ju pengon mbështetja për komunitetet e margjinalizuara. E si duket edhe gjuha ju tradhëtoi, sepse shtëpitë për komunitetet e margjinalizuara i shihni vetëm njëkatëshe dhe dy-tri dhomshe. Për fund, mbështetja e Qeverisë për Komunat asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Krahasoni vitin 2021 kur buxheti i komunave ishte 546.8 milionë euro, me vitin 2024, kur buxheti i komunave është 742.3 milionë euro”, ka shtuar Elbert Krasniqi.
Postimi i plotë: