Krasniqi e pret në zyre të PDK-së ambasadorin e ri të Gjermanisë: Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se takimi ishte i hapur dhe miqësor, me diskutime të fokusuara në zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës…

Lajme

29/10/2025 16:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se takimi ishte i hapur dhe miqësor, me diskutime të fokusuara në zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i rëndësishëm që Berlini ka luajtur ndër vite në mbështetje të shtetësisë dhe zhvillimit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Mirë se erdhët në Kosovë, z. Ambasador, dhe suksese në misionin tuaj të ri!”, ka shkruar Krasniqi.

Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Kosovës, me mbështetje të vazhdueshme politike, ekonomike dhe institucionale që nga shpallja e pavarësisë.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë.
Mirë se erdhët në Kosovë, z. Ambasador dhe suksese në misionin tuaj të ri!/lajmi.net/