KQZ vazhdon me ndërrimin e emrave
‘Srbija Donja Budriga’ tash emrin e ka “Gradjanska Srpska Pasjane” ose “Nisma Qytetare Serbe Pasjani. Ndërsa “Srbija Donja Budriga” tashmë është certifikuar si “Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga”.
Lajme
KQZ, në mbledhjen e së dielës, ka certifikuar edhe dy subjekte politike serbe, por paraprakisht u kanë dërguar rekomandim që të ndërrojnë emrin dhe ata e kanë bërë.
Kështu ‘Srbija Donja Budriga’ tash emrin e ka “Gradjanska Srpska Pasjane” ose “Nisma Qytetare Serbe Pasjani. Ndërsa “Srbija Donja Budriga” tashmë është certifikuar si “Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga”.
KQZ, me certifikimin e 15 subjekteve politike, të dielën, e ka çuar në 85 numrin e të certifikuarve. Kanë mbetur për të hënën të certifikohen edhe 17 të tjera dhe të fundit për zgjedhjet lokale të nëntorit.
Gjithashtu, është decertifikuar një kandidat. Anëtarët e KQZ’së kërkuan që decertifikimi të shikohet mire, ngase mund të lëviz përqindjen gjinore tek lista e kandidatëve të cilitdo subjekt që bëhet fjalë.