KQZ shpall rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit të sotëm që është mbajtur në 18 komuna të Kosovës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka falënderuar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që kanë mbështetur ata për zhvillimin e një softweri të ri për transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe në procesin që do…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit të sotëm që është mbajtur në 18 komuna të Kosovës.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka falënderuar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që kanë mbështetur ata për zhvillimin e një softweri të ri për transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe në procesin që do të zhvillohet nga Qendrat e Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ky është rezultati preliminar i shpallur nga KQZ:
Gjakovë: Ardian Gjini ka marrë 56,03%, Ardian Gola 43,97%
Gjilan: Alban Hyseni 61,06%, Arbër Ismajli, 38,94%
Dragash: Bexhet Xheladini 58,45%, Shaban Shabani 41,55%
Kaçanik” Sabedin Vishi 51,86% Jeton Raka 48,14%
Klinë: Zenun Elezaj 58,02% Sokol Bashota, 41,98%
Fushë Kosovë: Valon Prebreza 54,99% Besnik Osmani 45,01%
Mitrovicë e Jugut: Faton Peci 53,53%, Arian Tahiri 46,47%
Obiliq: Halil Thaçi 51,09%, Xhafer Gashi 48,91%
Rahovec: Smajl Latifi 53,59%, Ali Dula 46,41%
Pejë: Gazmend Muhaxheri 61,15%, Taulant Kelmendi 38,85%
Prishtinë: Përparim Rama 51,54%, Hajrulla Çeku 48,46%
Prizren: Shaqir Totaj 53,86%, Artan Abrashi 46,14%
Suharekë: Bali Muharremaj 55,60%, Ardian Shala 44,40%
Viti: Sokol Haliti 50,60%, Arsim Ademi 49,40%
Vushtrri: Ferit Idrizi 54,27%, Sylejman Meholli 45,73%
Junik: Ruzhdi Shehu: 55,92%, Agron Kuçi 44,08%
Mamushë: Abdulhadi Krasniç 53,58%, Fikret Morina 46,42%
Kllokot: Bozidar Bojanoviç 90,03%, Srecko Spasiç 9,97%
Ai ka thënë se lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të njoftohemi me kohë.
“Votat e diasporës do të nisin të mblidhen nga postat tona në vende të Evropës dhe të tjera, nesër dhe pasnesër. Në disa vende ku kishte pushime të hënën dhe të martën, siç ishte rasti në Bruksel, në New York dhe Paris, votat do të merren në ditën e parë të punës. Ato menjëherë nisën në Kosovë dhe do të pranohen brenda dy ditëve. Shpresoj që brenda javës së ardhshme të pranohen të gjitha, dërgesat nga Kambera Australia dhe nga Amerika se a do të mund të arrijnë me kohë gjatë fundit të javës së ardhshme por me rastin e arritjes ne do t’i vlerësojmë dhe do të filloj numërimi i tyre. Po shpresojmë që brenda javës së dytë ne do të jemi me rezultate përfundimtare”, ka shtuar Radoniqi. /Lajmi.net